Fushata e Trumpit ka pasur “18 kontakte të pazbuluara” me Rusinë – Lajmi.net
Fushata e Trumpit ka pasur “18 kontakte të pazbuluara” me Rusinë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 13:03, 18 May 2017
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se këshilltarë të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë qenë në kontakt me zyrtarët rusë dhe të tjerë në Kremlin në së paku 18 thirrje dhe mesazhe elektronike, gjatë shtatë muajve të fundit të garës presidenciale më 2016.

Duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë, Reuters tha se shkëmbimet janë pjesë e materialit që po shqyrtohet nga hetuesit që hetojnë ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhje dhe marrëveshjet e mundshme midis Moskës dhe fushatës së Trumpit.

Gjashtë nga kontaktet e pazbuluara më parë, kanë qenë thirrje telefonike midis ambasadori rus në SHBA, Sergei Kislyak, dhe këshilltarëve të Trumpit, përfshirë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, Michael Flynn, raportoi Reuters.

FBI dhe Kongresi janë duke bërë hetime të ndara të akuzave.

Më 17 maj, ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, është emëruar këshilltar i posaçëm për mbikëqyrjen e hetimeve të agjencisë.

Emërimi është bërë pas rritjes së kërkesave për hetim të pavarur.

Fjalët kyçe: Fushata e Trump, Trump

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master