Fusha më e madhe në La Ligë

Rregullat e futbollit lejojnë që madhësia e një fushe të jetë e ndryshme. Rregullat thonë se fusha duhet të jetë mes 90 dhe 120 metra e gjatë dhe mes 45 dhe 90 metra e gjerë. Andaj, cili klub e ka fushën më të madhe në La Ligë? Për befasi nuk është as Real Madrid e…

Sport

02/01/2014 15:20

Rregullat e futbollit lejojnë që madhësia e një fushe të jetë e ndryshme.

Rregullat thonë se fusha duhet të jetë mes 90 dhe 120 metra e gjatë dhe mes 45 dhe 90 metra e gjerë. Andaj, cili klub e ka fushën më të madhe në La Ligë?

Për befasi nuk është as Real Madrid e as Barcelona. Sipas statistikave të publikuara nga ‘Proffesional Football League’, fushën më të madhe e ka Elche. Stadiumi Martinez Valero ka fushë me dimensione prej 108 metrash gjatësi dhe 70 metrash gjerësi.

Më pas vjen Benito Villamarin i Real Betis me 107-68 metra dhe Coliseum Alfonso Perez i Getafes e Anoeta e Real Sociedadit me dimensione identike 105-70 metra.

Fushat e tjera përfshirë Nou Campin e Barcelonës dhe Santiago Bernabeun e Real Madrid janë në përputhje me standardet e FIFA’së, 105-68 metra, njësoj sikurse shumica e fushave të tjera të skuadrave elitare të La Ligës.