Fusatni i famshëm i Bleona Qerretit, del në ankand!

Bleona Qerreti ka qenë e pranishme në MusiCares 2015 edhe këtë vit, ku ka pasur një arritje të rëndësishme personale, pasi fustani i saj skandaloz i AMA 2014 doli në ankand.

ShowBiz

07/02/2015 20:21

Bleona e veshur me një fustan elegant, ndihet e lumtur që është sërish pjesë e këtij eventi. Këngëtaren më shumë e gëzon fakti se fustani i saj si rrjetë, me të cilin bëri shumë bujë, është vendosur në ankand në këtë event.

Ndërkaq ajo nuk heziton të shpreh lumturinë e saj në rrjetet sociale për këtë fakt, pasi ka bërë postime për këtë.

Bleona është komentuar edhe nga tabloidi “Daily Mail”, për veshjen e saj elegante në mbrëmjen e “MusiCares 2015”. Lajmi.net