Fury zbulon planet e tij për 2019, këto janë duelet që dëshiron ai

Tyson Fury ka bërë publike planet e tij për vitin 2019, duke treguar se cilat janë duelet që ai synon për këtë vit.

Sport

14/01/2019 22:02

Sigurisht se prioritet mbetet revanshi me Deontay Wilder, ku britaniku do të ishte si kontestues i titullit WBC.

“Shpresoj të kem një ndeshje me Deontay Wilder në Amerikë ose Angli; Nuk më bëhet vonë se ku është” ka thënë 30 vjeçari për “BT Sport”, transmeton lajmi.net.

“Do të doja edhe një ndeshje në vendlindje, gjatë prillit, në Manchester apo diku tjetër në Britani të Madhe, dhe pastaj të ndeshem me Wilder përsëri” ka thënë tutje ai.

Në moshën 30 vjeçare, Fury ka plotë 28 duele, prej të cilave 27 i ka fituar (19 me nokaut) dhe ka vetëm një barazim, në Los Angeles, me Deontay Wilder.

Ai ishte për tri vite larg ringut, por arriti që të bëjë një nga rikthimet më të mëdha në botën e sportit. /Lajmi.net/