Fury zbulon mesazhet që Hearn i ka dërguar për duelin me Joshua

Kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshua është tema më e diskutuar në botën e boksit javëve të fundit.

Sport

20/01/2019 15:46

Britaniku që mbanë katër tituj të kampionit ka bërë të ditur se duelin e radhës do ta ketë në “Wembley”, më 13 prill.

Ai ka shprehur dëshirën që të përballet me Tyson Furyn apo Deontay Wilder, duke konsideruar se ata janë kundërshtarët më të fortë të mundshëm.

Promotori i AJ ka bërë të ditur para disa ditëve se ka dërguar ofertat e tij tek Fury dhe Wilder, por këta të fundit kanë hedhur poshtë këto zëra.

Madje, britaniku Fury sot ka zbuluar mesazhet e shkëmbyera me promotorin e Joshuas, të cilat lajmi.net ua përcjell më poshtë.

Hearn: Para se të bëjmë lëvizjen tonë, a ja vlen që të diskutohet për një duel?

Fury: Jam i gatshëm? Sa?

Pasi nuk ka replikë nga Hearn, Fury dërgon edhe një mesazh: A je ftohur për ndeshjen me mua?

Hearn: Jo, dua t’i bëjë gjërat siç duhet.

Fury: Ma dërgo ofertën tënde të shkruar. Sa?

Kaq ishte biseda e publikuar nga Tyson Fury duke lënë të kuptohet se as Hearn nuk ka qenë i qartë për ofertën e dhënë.

Së fundmi është thënë se Joshua do të përballet me Jarrell Miller, kurse Fury ka planifikuar një udhëtim në 12 vende për 12 ndeshje. /Lajmi.net/