Fury – Wilder, caktohet data e meçit në Los Angeles

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë sqaruar detajet e meçit të tyre.

Sport

22/09/2018 10:36

Tyson Fury do të boksojë me Deontay Wilder më 1 dhjetor në Los Angeles.

Kampioni i botës në versionin WBC, Wilder konfirmoi se palët kanë nënshkruar kontratat e tyre.

Ballafaqimi do të zhvillohet në Staples Centre në LA në vend të arenës MGM Grand, në Las Begas.

Wilder, 32 vjeç, postoi një video në Instagram duke konfirmuar caktimin e meçit, përcjell “lajmi.net”.

“Këta dy boksierë të kategorisë së rëndë do të sjellin atë që njerëzit dëshirojnë ta shohin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/