Fury ‘provokon’ Klitschkon

Wladimir Klitschko dhe Tyson Fury do të ndeshen të shtunën për titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Sport

24/11/2015 16:08

Fury e ka provokuar Klitschkon duke thënë se pret që përballja ndaj ukrainasit jetë njëra ndër më të lehtat në karrierën e tij si boksier.

“Mendoj që ky do të jetë njëri nga duelet e mija më të lehta. E di që tingëllon si çmenduri pasi ai është një superkampion dhe kampion bote për 11 vite, mirëpo shoh shumë të çara në prazmoren e tij”, tha Fury.

“Nuk më frikëson me asgjë. Ka shumë gjëra që ai nuk i bën mirë dhe do të shohim se për çfarë po flas të shtunën”, shtoi ai.