Fury po stërvitet në bregdet, synimi i tij është Wilder

Tyson Fury është i vendosur që ta kontestojë për herë të dytë titullin e WBC.

Sport

11/01/2019 10:31

Ky titull mbahet nga amerikani Deontay Wilder, me të cilin britaniku është përballur më 1 dhjetor të vitit që kemi lënë pas.

Mega dueli kishte përfunduar baras pa fitues, me vendimin e jurisë, vendim ky që u kundërshtua nga shumica e audiencës sportive.

Një përqindje e madhe e adhuruesve të sporteve luftarake si dhe ish boksierë të shumtë ishin të mendimit se Fury ishte fitues i takimit, megjithatë, në fund ato mendime nuk kanë vlerë të madhe, pasi titulli mbeti tek Wilder.

Dje 30 vjeçari i kishte dërguar një mesazh “bomberit të bronztë” duke i kërkuar që të caktojnë një datë për revanshin.

Fury ka publikuar së fundmi në rrjetin social “Twitter” një video ku shihet duke u stërvitur në bregdet, shkruan lajmi.net.


Ai duket jashtëzakonisht në formë edhe nga pamjet që ka publikuar javëve të fundit gjatë stërvitjeve të rregullta.

Boksieri ka thënë se po ndihet shumë në formë, duke e krahasuar vetën me atë që ishte para katër viteve. /Lajmi.net/