Fury për Wilderin: Do të ketë të njëjtin fund si Klitschko

Do të jetë një përballje titanësh.

Sport

20/08/2018 20:39

Ish-kampioni i botës Tayson Fury do të përballet për titullin me kampionin aktual të peshës së rëndë, amerikanin Deontai Wilder. Amerikani duket se për momentin është në formë edhe për sa i përket peshës së tij por Furi shprehet i sigurt do të jetë ai që do të fitojë. Madje pohon se kundërshtari i tij do të ketë të njëjtin fund si Klitschko.

“Kjo ka për të qenë sfida më e vështirë e jetës time dhe arsyeja është e qartë: Wilder është original dhe grushtet e tij vijnë nga çdo kënd. Grushtet e tij janë si një dinamit që shpërthen dhe për mua do të jetë një test i mirë. Por jam i bindur se duke punuar fort do ta rikthej në Britaninë e Madhe titullin e kategorisë WBC”.

“Unë besoj se fati është shkruar që unë të bëhem kampion bote i kësaj kategorie. Kjo gjë është shkruar tek yjet. Wilder është më i lehtë në peshë se unë, por gjatë kësaj periudhe do të humbas disa kilogramë. Do të jem në peshën time optimale për të lëvizur lirshëm në ring. Unë nuk jam nga ata që kam frikë dhe largohem nga rivali vetëm se ka një grusht të fuqishëm. Edhe Vladimir ishte i tillë, por nuk më goditi asnjëherë, pasi gjithnjë i shmangesha goditjes. Kjo gjë do të ndodhë edhe më Deontai, nuk ka për të më goditur asnjëherë më grushtin e tij, sado o fuqishëm të jetë ai. Unë jam një boksieri më i mirë se ai”- tha britaniku Tayson Fury.