Fury me vendim befasues për meçin me Wilder
Tyson Fury - Deontay Wilder ka gjasa të mos ndodhë.
Sport
Sipas fjalëve të Dan Rafael, dikush nga kampi i Furyt ka thënë se boksieri britanik po e rishqyrton ballafaqimin me Wilder.
Fury ishte për rreth 924 ditë jasht ringut, duke luftuar me depresionin. Kundërshtarët e tij të fundit (Seferi dhe Pianeta) nuk ishin të kalibrit të lartë, për ta testuar sa duhet Furyn.
“Dikush nga kampi i tij (Furyt) më tha se boksieri po e rimendon përballjen me kampionin e WBC. Ai mendon se ka nevojë edhe për një meç tjetër për ta testuar vetën. Turp nëse tërhiqet pas gjithë atij vrulli” ka shkruajtur Rafael.
Fury – Wilder është një nga ndeshjet që të gjithë e dëshirojnë, por a do të ndodh, mbetet të shihet. /Lajmi.net/