Fury i përgjigjet ofertës ‘tallëse’ të Joshua

Tyson Fury ka refuzuar ofertën ‘tallëse’ të Anthony Joshua për t’u ndeshur më 13 prill në ‘Wembley’.

Sport

15/01/2019 18:56

Joshua është pa kundërshtar për meçin e ardhshëm, i cili pritet të zhvillohet në ‘Wembley’, dhe shpresat janë që ai kundërshtar të jetë Tyson Fury.

Por, promotori i Fury, Frank Warren, e ka hedhur poshtë ofertën, e cila ishte tallëse për të.

“Hearn dërgoi Tyon një ofertë gjatë fundjavës, e cila nuk ishte 60/40. Ishte një ofertë tallëse dhe sigurisht që ne nuk i jemi përgjigjur asaj”, ka deklaruar Warren, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ajo duhej të ishte 50/50, e thjeshtë”./Lajmi.net/