Fury i dërgon mesazh Wilderit, revanshi po afron

Tyson Fury edhe njëherë i ka bërë thirrje Deontay Wilder për një revansh.

Sport

23/02/2019 23:55

Ish kampioni ka nënshkruar një kontratë me gjigantin televiziv ‘ESPN’ dhe tashmë po kërkon revanshin me kampionin e WBC.

Ai ka zgjedhur rrjetin social ‘Twtiter’ për t’i dërguar një mesazh ‘bomberit të bronztë’ i cili nuk po reagon.

“Do të ndeshem me secilin në botën e boksit. Mos i përdorni politikat e boksit si arsyetim për të mos më sfiduar” ka shkruar Fury, duke përmendur edhe boksierin amerikan.

Palët për herë të parë ishin takuar më 1 dhjetor të viti që kemi lënë pas, në një duel që përfundoi pa fitues.

Fury dëshiron që fillimisht ta ketë rripin e WBC, për të sfiduar pastaj kampionin e katërfishtë, Anthony Joshua. /Lajmi.net/