Fury – De Bruyne, kjo gjë po i ‘çmend’ të gjithë

Tyson Fury i ka befasuar të gjithë me rikthimin e tij të shpejtë në boks.

Sport

13/12/2018 09:33

Tyson Fury kishte shtuar peshë të tepërt në fillim vit, mirëpo që ai arriti të bëhej gati në meçin ndaj Deontay Wilder.

Dy boksierët u ndanë me barazim, por pyetja më e madhe është se si anglezi arriti t’i humbiste ata kilogram.

Është zbuluar se Fury e ha ushqimin e njëjtë pothuajse çdo mbrëmje.

Këtë gjë nuk po e bënë vetëm anglezi, pasi edhe Kevin de Bruyne është në listën e atij ushqimi.

Orizi me mish të bluar, domatina, salcë domatesh, ananas, mish gjedhi, djathë, janë vetëm nga disa përbërës që po i lejon ata që të zbresin në peshë.

Belgu dhe Fury, janë gjithashtu të kujdesshëm edhe në soset që i përdorin gjatë ushqimit, në mënyrë që ata mos t’i humbasin karbohidratet që i përfitojnë nga ushqimi. /Lajmi.net/