Furnizimi me barna, i pamjaftueshëm

Zyra për informim në Shërbimin Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka thënë për “Zërin” se furnizimi me barna nga lista esenciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht është 68%.

Lajme

14/01/2019 08:58

Zyra për informim në Shërbimin Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se furnizimi me barna nga lista esenciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht është 68 për qind.

Institucionet publike shëndetësore në Kosovë pritet që edhe këtë vit të mos i plotësojnë të gjitha kërkesat e pacientëve për furnizim me barna nga lista esenciale, si dhe për material shpenzues. Furnizimi me barna dhe me material shpenzues për këtë fillimvit është nën 70 për qind.

Zyra për informim në Shërbimin Spitalor Klinikë dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka thënë për “Zërin” se furnizimi me barna nga lista esenciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht është 68%. “Furnizimi me barna është 68%, furnizimi me material 59% dhe furnizimi me citostatik 62%”, ka thënë ajo për “Zërin”.