Furgoni që i solli fat filmit “Shok” (Video)

Makina e familjes Zeqiri nga Stan Tërgu, një furgon i kuq, ishte pjesë e filmit “SHOK”, i cili u nominua për çmimin prestigjioz Oscar.

ShowBiz

29/02/2016 22:17

E pronari i këtij mjeti të cilin e kishte blerë para 16 vjetëve, thotë se gjithmonë furgoni i ka sjellë të mira.

Prandaj, beson se fat i solli edhe filmit.

Shaqir Zeqiri thotë se qysh kur ia kërkuan mjetin e tij ai e diti se filmi do të kishte sukses.

“Momentin që edhe kombi ka marrë pjesë në ato sekuenca e kom pas një përshtypje që ka me ec filmi mirë”.

Ndryshe nga filmi që mori vëmendjen e botës, banorët dhe vendi ku është gjiruar ai nuk gëzojnë kujdes nga ana e institucioneve. /KlanKosova

YouTube player