Fuqia e motorëve të avionit, shkakton vdekjen e një gruaje (Video)

Një neozelandeze vdiq në ishujt Karaibe, pasi shkulmet e forta të erës që lëshoi ndezja e motorit të një avioni e përplasën dhunshëm në tokë.

Fun

14/07/2017 00:09

Incidenti ndodhi pranë Aaeroportit ndërkombëtar “Princess Juliana”, të ndodhur vetëm pak metra larg plazhit.

Frekuentuesit e tij mund të afrohen edhe te rrjeta ndarëse, në kohën kur avionët ngrihen në ajër.

Policia thotë se, gruaja 57-vjeçare po mbahej pas gardhit të hekurt, kur forca shtytëse e motorit që ndizej e hodhi disa metra larg, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Plazhi në territorin e Sint Maarten është mjaft popullor mes turistëve, e një nga arsyet e preferencës së madhe për këtë zonë është pikërisht fakti që avionët aty fluturojnë shumë ulët.

Megjithatë, në çdo cep ka tabela që i këshillojnë pushuesit të mos i afrohen gardhit, sepse rrezikshmëria është e lartë. /Lajmi.net/