Fungo: Njësitë Speciale të Kosovës s’kanë nevojë për lejen e KFOR-it për të lëvizur në veri – Lajmi.net
Fungo: Njësitë Speciale të Kosovës s’kanë nevojë për lejen e KFOR-it për të lëvizur në veri
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 10:25, 20 March 2017
Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Giovanni Fungo, tha se pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës – ROSU mund të lëvizin në tërë territorin e Kosovës përfshirë veriun pa lejen e KFOR-it.

Ai për gazetën beogradase “Politika” ka shtuar se kjo është e rregulluar me marrëveshjen e Brukselit.

“Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 në mes të Beogradit dhe Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara të kërkojnë miratim nga KFOR-i për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Fungo, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse KFOR-i me 4.000 trupa mund t`i mbrojë serbët në Kosovë, Fungo tha se KFOR-i do të vazhdojë të kryejë vlerësime të rregullta të sigurisë për të përcaktuar nëse është e nevojshme për të marrë ndonjë masë.

Gjenerali italian ka thënë poashtu se në qoftë se mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u zhvilluar në mënyrën se si është paralajmëruar nga Prishtina zyrtare, atëherë ata duhet të rishikojnë nivelin e tyre të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble