Fundmarsi i krimeve serbe ndaj familjeve shqiptare

Në prag të 24 marsit e cila ditë te ne Shqiptarët në Kosovë nifet si dita më vendimtare për popullin e Kosovës, dita e shpresës dhe mbijetesës. Pra me 24 mars të vitit 1999 fuqia ma e madhe ushtarake në Botë NATO-ja vendosi që ti dal në ndihmës popullit Shqiptar të Kosovës.

Opinion

22/03/2017 14:24

Që nga viti 1999 në Podujevë sa herë vjen fundmarrsi,  përtërin dhimbjet e popullatës  e cila rikujton krimet  më monstruoze të  bëra nga policia dhe ushtria serbe.  Më 25 mars 1999 atëherë kur filluan bombardimet   NATO-së  mbi caqet serb, ushtria dhe polica serbe  të udhëhequr  nga i ashtu quajturi :Shtabi i krizës” i formuar nga pushteti serb ne komunën e Podujevës, mëngjesin e 25 marsit të vitit  1999 filluan masakrat ma barbare ndaj popullatës shqiptare. Filluan që nëpër rrugët e qytetit të vrasin çdo shqiptar kalimtar rasti, dhe deri te djegia  e trupave të tyre. Brenda  një   ore  u vranë  me  dhjetëra  banor shqiptar. Ketë krim e kryen disa  polic serb me njw picgauer ( mjet luftarak) i cili në ora 8  me te dal nga stacioni i policës fillojë vrasjen e çdo kalimtari të rastit.  . Qëllimi i  këtij krimi ishte futja e frikës dhe panikut te banorët e Podujevës, me të vetmin qëllim dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, pra për një pastrim etnik.  Qyteti ishte  i stërmbushur me popullatë të fshatrave e cila në qytet mendonte se kishte me shumë siguri, pasi që në fshatra zhvilloheshin luftime.

I gjithë ky gjenocid kishte vazhduar deri ne dëbimin e banorit të fundit  të fundit  nga shtëpitë e tyre.

Ushtria dhe polica serbe kishte lënë një korridor të lirë që popullata  të largohet nga shtëpitë e veta. Pasi që popullata u  vendos nëpër male  serbët fillua djegien dhe shkatërrimin e shtëpive  te  shqiptarëve  dhe plaçkitjen e pasurisë së tyre.

Si taktikë tjetër strategjike e Serbisë  ishte  largimi i popullatës  nga ato  vende ku ishin vendosur nëpër malet e Llapit  për ti grumbulluar në tri  kame të ndryshme  që në momente të caktuar ti kete në duart e veta, për  ti vra, masakruar , dhunuara kur të tekej dhe për ti përdor  për taktika strategjike ushtarake. Këto kampe ishin formuar në Shajkoc, Metehi dhe Barilevë  me mbi 80 mijë banor, të cilët jetuan  nën ankthin e likuidimit, dhunimit dhe në mungesë të gjërave më elementare për jetës.  Serbia kishte përvojë për kampe të tilla sepse njësoj kishte vepruar edhe në Sebrenicë.

Sipas shumë analistëve, por  edhe deklaratave të vetë ushtarakëve dhe policëve serbe  që i mbikëqyrshin këto kampe  qëllimi ka qenë që po se trupat e NATO-së hynë në Kosovë me këmbësor  këta njerëz do të përdoren si  mbrojtës të ushtrisë dhe policës serbe.

Me të përfunduar lufta popullata fillojë të kthehet ne shtëpitë e tyre te djegura dhe të plaçkitura.

Duke mos llogaritur dëmet materiale që ishin shumë të mëdha çdo e treta shtëpi e djegura apo më qartë 4.481 shtëpi të djegura, familjeve ju mungofshin shumë familjar shumë të  vrarë dhe zhdukur.

Pas evidentimit  të gjitha rasteve  rezultojë se në komunën e Podujevës  ushtria dhe  policia serbe vrau  masakroi  dhe kidnapoi   633 persona, gra, fëmijë dhe burra, prej tyre 85 konsideroheshin të zhdukur, tani  pas 18 viteve nuk dihet per fatin e 4o personave. Prej 633 personave 52 ishin nxënës, 122 të gjinisë femëror, fëmijë deri në moshën 14 vjeçar  ish vra dhe zhdukur 49 persona , të rinj prej moshës 14-27 vjeçar  112 persona, prej moshës 27-65 vjeçar 325 persona, mbi moshën 65 vjeçare 84 persona.

36 familjeve ju kanë vra nga dy anëtar të familjes, 9 familjeve nga 3 anëtar, 3 familjeve nga 5 anëtar,

2 familjeve nga 6 anëtar, 1 familje 7 dhe 1 familje 8 anëtarë.

Pas 18 vitesh ende nuk kemi padi për krimet serbe ne komunën e Podujevës.