Fundjavë përvëluese, temperaturat 38 gradë. Të hënën nis shiu

Vala e të nxehtit afrikan do të përfshijë Shqipërinë. Meteorologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Lajme

20/07/2018 22:53

Fillimi i javës rikthen reshjet e shiut dhe vranësirat, por kjo deri në mesjavë pasi pothuajse i gjithë dhjetë ditëshi i fundit i muajit korrik, madje dhe fillimi i muajit gusht parashikohet të jetë me temperatura të larta.

“Ndërkohë, nga e enjtja do të kemi sërish rritje të temperaturave, të cilat do të shkojnë deri në 37 gradë celsius. Edhe 10-ditëshi i parë i gushtit do të ketë temperatura relativisht të larta”, thotë meteorologia.

Për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në këtë periudhë meteorologët thonë se do të kenë mot të mirë dhe pse me temperatura që i kalojnë ato tipiket të këtyre muajve në vendin tonë.