Fundjava sjell fluks të madh makinash në pikën kufitare të Morinës

Që në mëngjes herët pati radhë të gjata nga qytetarët e Kosovës që vijnë për të pushuar ne Shqipëri.

Lajme

21/04/2018 19:38

Qindra automjete dhe qytetarë të Kosovës kaluan Morinën në orët e para të së shtunës.

Radhët e gjata ishin deri në Vermicë në brendësi të territorit të Kosovës. Udhëtarët pritën gjatë për shkak të fluksit.

Por edhe punimet që po bëhen në doganë po pengojnë punën.

Mospërfundimi i plotë i punimeve në pikën kufitare të Morinës duket se ka dhënë efektet e para negative me fluksin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Ka pengesa gjatë lëvizjes duke krijuar edhe radhë të gjata, të cilat janë në brendësi të territorit të Kosovës.

Në funksionon janë katër sportele, të cilat po punojnë me kapacitet dhe procedurë të përshpejtuar.

“Vijmë për fundjavë, por radhë e gjatë makinash”.
“Është e gjatë kolona. Policia flenë gjumë aty”!
“Vijmë për fundjavë. Ne jemi të interesuar shumë, mirëpo neglizhenca është shumë e madhe”.

Shqipëria, kryesisht bregdeti mbeten destinacionet e preferuara të qytetarëve nga Kosova. Nuk shmangin asnjë fundjavë, aq më pak tani, kur edhe kushtet e motit janë përmirësuar.

YouTube player