Fundi i Shengenit mund të jetë afër

Austria ka njoftuar se do të prezantojë kontrolle strikte kufitare për të limituar valët e mëdha të refugjatëve drejt vendit.

Bota

17/02/2016 21:03

 

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Ministria e Jashmte e Austrisë tha se vendi ka arritur maksimumin e numrit të refugjatëve që mund të pranojë për këtë vit.

Sipërmarrësi i transportit rrugor, Alexander Klacska tha se nëse mbyllen kufijtë e Shengenit, kjo gjë Austrisë do t’i kushtojë 8.2 milionë euro në ditë.

“Për ne, në industrinë e transportit austriak, skenari më i keq do të ishte nëse kufitjë e Shengenit rreth Austrisë do të mbylleshin. Do të na kushtonte deri në 8.2 milionë euro në ditë”, tha ai. /kp