Fundi i polemikave: Shkencëtarët australianë marrin sinjale misterioze që nuk vijnë nga Toka

Sinjalet më të qarta të universit janë me origjinë jashtëtokësore, kanë konfirmuar shkencëtarët australianë.

Fun

19/06/2018 17:22

Raporti i tyre, i botuar në revistën mujore të Shoqërisë Astronomike Mbretërore, ishte në gjendje të zbulonte tre emisione të veçanta të valëve që definitivisht erdhën nga hapësira.

Shpërthimet e shpejta të valëve u regjistruan së pari një dekadë më parë. Këto janë pulse të dritës më të qartat që shkencëtarët kanë parë ndonjëherë. Megjithatë, origjina e tyre ka qenë gjithmonë një mister. FRB-të kanë qenë të lidhura gjithmonë me gabimet në matje dhe kështu nuk janë zbuluar asnjëherë tërësisht, transmeton lajmi.net

Në fakt, këto sinjale bënë një polemikë të famshme 3 vite më parë pasi disa shkencëtarë mendonin se janë “mesazhe të huaja” dhe ashtu po del të jetë tani. Pasi, raporti i fundit i jep fund polemikave: Këto sinjale të çuditshme nuk vijnë nga planeti ynë.

Kjo u konfirmua pas mbledhjes të të dhënave nga një teleskop gjigand që ndodhet 40 km larg Canberrit. Tre FRB të tilla u regjistruan duke përdorur teleskopin e radios Molonglo. Ky teleskop specifik përmban një gjatësi fokale të madhe, me një sipërfaqe grumbullimi prej 193,750 metra katrorë dhe një fushë rreth 8 gradë të qiellit. Teleskopi prodhon deri në 1000TB të dhëna çdo ditë.

Pavarësisht konfirmimit të origjinës së tyre, shkencëtarët ende nuk e dinë se çka nënkuptojnë. Një hipotezë është se këto breshëri mund të jenë mbetje të sondave hapësirore të huaja ose edhe të megastrukturave të po së njëjtës origjinë. Për të lënë një gjurmë të qëndrueshme, supozohet se transmetuesi do të duhej të kishte një sipërfaqe dy herë më të madhe se toka. Kjo do të kërkonte jo vetëm teknologji më të përparuar, por përpjekje masive të ndërtimit. Megjithatë, stuhia e “dëgjuar” nga KIC 8462852 do të ketë nevojë për një megastrukturë të huaj, pothuajse të papërftyruar. E vetmja arsye që një qytetërim do të duhej të ndërtonte jë strukturë të tillë.

Fuqia e papërpunuar e nevojshme për të lënë një transmetim të tillë radioje të fokusuar do të ishte i mjaftueshëm për të quar një anije për një milion tonësh mbi distanca të mëdha.

Kjo është mjaft e madhe për të transportuar pasagjerë të gjallë nëpër distanca ndëryjore apo edhe intergalaktike./Lajmi.net/