Fundi i një legjende

Frank Lampard është larguar edhe zyrtarisht nga Chelsea. Mesfushori anglez ndihet krenar me karrierën e tij, pasi nuk e kishte menduar se do të luante aq shumë në Stamford Bridge dhe që do të kishte karrierë aq të suksesshme.

Sport

02/06/2014 21:38

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard ka konfirmuar se do të largohet nga Stamford Bridge pas 13 vjetësh.

“Kur kam ardhur në këtë klub, 13 vjet më parë, nuk do ta besoja kurrë se do të isha me fat të luaj aq shumë ndeshje dhe ta shijoj këtë eksperiencë me aq shumë sukses. Ky klub është bërë pjesë e jetës sime”, ka thënë Lampard në konferencë për shtyp.

“Klubi do të ecën përpara dhe si një njeri i Chelseat, nuk kam dyshim se, me kualitetin e lojtarëve që gjenden këtu, ata do të vazhdojnë me suksese të cilat i kemi shijuar të gjithë ne në sezonet e kaluar. Faleminderit për kujtime dhe vazhdoni të bëni histori”, ka shtuar Lampard.