Fundi i dramës greke- Çka pranoi Tsipras?

Marrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Greqisë është arritur pas 17 orë bisedime të lodhshme, ndërsa sipas burimeve thuhet që Greqia ka pranuar të gjitha kërkesat që i janë shtruar.

Bota

13/07/2015 13:38

Samiti i liderëve të BE-së ka filluar dje pasdite dhe ka zgjatur tërë natën, në të cilin mbërrinin edhe deklarimet lidhur me kërkesat dramatike me të cilat u kushtëzua Greqia, në të cilat kanë insistuar kryesisht përfaqësuesit nga Gjermania, shkruan B92.

Pakoja e ndihmës trevjeçare për Greqinë parasheh miratimin e 86 miliardë eurove, ka deklaruar kancelaria gjermane Angela Merkel, në konferencë për gazetarë në Bruksel, transmeton lajmi.net

Në mbledhjen që ka filluar mbrëmë, Gjermania ka insistuar që fondi i mbledhur nga pronat greke prej 50 miliardë eurove të vendoset në Luksemburg, derisa Greqia ka insistuar që ai fond të jetë 17 miliardë euro.

Në fund është vendosur që të formohet një fond i ri me shumën që ka kërkuar Gjermania, por është pranuar kërkesa e Tsiprasit që ai të ndodhet në Greqi.

Gjysma e 50 miliardë eurove do të duhej të shfrytëzohej për rikapitalizimin e bankave greke.

Shefi i Komisionit Evropian, Donald Tusk ka treguar se kushtet e programit janë të vështira, por ka pranuar që është arritur një marrëveshje falë kooperativitetit, dhe ka thënë se tash pret që këtë program ta pranojë parlamenti i Greqisë dhe shtetet tjera të Eurozonës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se dalja e Greqisë nga Eurozona është larguar përfundimisht nga rendi ditor, por gjithashtu përjashtoi mundësinë për lehtësime të borxheve ndaj Greqisë.

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka vlerësuar që ka pasur kërkesa të vështira, por që marrëveshja ia mundëson Greqisë të mbes në këmbët e saj.

Tsiprasin, megjithatë pas dramës së Brukselit e pret drama në shtëpi, për të cilën ende nuk dihet nëse do të ketë fund të lumtur.

Askush nuk mund ta dijë se cili do të jetë reagimi i “shtëpisë” së Tsiprasit për marrëveshjen që do t’ua sjellë ai. /lajmi.net