“Fundi i dialogut pa njohjen e Kosovës nga Serbia”

Zëvendës i SPS-së, Branko Ruzhiq ka thënë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të përfundoj me një dokument ligjërisht të detyrueshëm që do të nënshkruhet mes palëve pjesëmarrëse.

Lajme

25/04/2017 23:32

Ky dialog, jo vetëm dialogu, por në përgjithësi tërë procesi i normalizimit do të përfundojë më një dokument ligjërisht detyrues”, tha Ruzhiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë, se Brukseli për shkak të paqartë mes palëve për atë se çfarë është rënë dakord do të vije puna që të nënshkruhet një dokument ligjërisht detyrues. Në bazë të këtij dokumenti palët do ta kenë të qartë se çfarë do të bëjnë konkretisht.

“Se a do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës? Kjo nuk do të ndodh. Çfarë do të thotë kjo, dokumenti ligjërisht i detyrueshëm është një dimension që do të thotë lidhje mes Brukselit, Beogradit dhe Kosovës”, ka thënë ai. /Lajmi.net/