Fundi i botës po vjen…sërish

Pasi nuk u doli parashikimi i parë, konspiracionistët rikthehen me një tjetër parashikim të zymtë për të ardhmen e Tokës.

Fun

17/11/2017 19:37

Sipas konspiracionistëve, Nibiru duhet të kishte shkatërruar Tokën më 23 shtator, kjo në bazë të një numerologu të krishterë, që besonte se Planeti X do të përplasej me planetin tonë.

Por pasi dështuan me parashikimin fillestar, konspiracionistët janë rikthyer me një tjetër, sipas të cilit Nibiru nuk do të përplaset, por do të shkaktojë tërmete të fuqishme që do të shkatërrojnë Tokën.

Zhurma e krijuar ka dashur edhe njëherë tjetër ndërhyrjen e NASA-s.

“Nëse Nibiru do të ekzistonte dhe do të ishin të vërteta të gjitha ato që po thuhen, atëherë Toka dhe Hëna do të kishin dalë që tani nga orbita e saj, e tërhequr nga fusha gravitacionale e Nibirut”, deklaroi David Morrison, astronom në Agjencinë Hapësinore Amerikane.