Fundet me pala, trend për pranverë

Nuk ka munguar në garderobën e një femre që prej një kohe mjaft të gjatë aq sa nuk arrijmë ta kujtojmë.

Lifestyle

05/03/2018 10:48

Dhe kjo ndodh sepse fundet me pala tashmë janë një veshje nga e cila nuk heq dorë as në verë e as në dimër. Një aleat i çmuar për të ndërtuar një pamje me stil dhe joshëse.

Dhe karakteristikë që nuk duhet nënvlerësuar është se janë perfekt me kombinime të ndryshme, që nga atletet apo pupat gjatë ditës, tek bluzat elegante apo takat e larta në mbrëmje.

Modeli më i kërkuar është ngjyra e kaltër e mbylltë, mirëpo me stinën e re shkojnë poashtu nuancat pastel, e kuqja, shumëngjyrëse, me reflekte, të metalizuara.

gonna_plissettataImage may contain: one or more people and people walking

I vetmi siklet në këtë rast është zgjedhja.