Fule në Veri, premton 38.5 milion euro ndihmë

Stefan Fule ka vizituar sot pjesën veriore të Kosovës. Ai ka folur për domosdoshmërinë e formimit të Bashkësisë e Komunave Serbe në Kosovë. 

Lajme

06/05/2014 20:30

Komisionari i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule, ka deklaruar sot në Mitrovicën e Veirut se në bisedime me kryetarët e komunave të Veriut, ka folur për domosdoshmërinë e krijimi të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Në takim me Fule, ishin kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Pas këtij takimi, Fule ka thënë se çështja më e rëndësishme me të cilën duhet të merren përfaqësuesit e serbëve në Veri, është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit.

“Jemi Pajtuar se është e rëndësishme që ky proces të përfundojë dhe të krijohen kushtet për themelimin e Asociacionit të Komunave”.

Sipas Fules, temat kryesore që janë diskutuar gjatë këtij takimi, format përmes të cilave BE mund t’i ndihmojë këto komuna dhe forcimi i asociacioneve lokale.

“Kemi folur për një pako prej 38.5 milion euro, ndihmë për projektet në Veri të Kosovës dhe jemi pajtuar që projektet do të ndahen në afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë”.