Füle: BE pritet të miratojë përparimin e Shqipërisë

Komisionari për zgjerim i BE-së vlerësoi se ka gjasa të mëdha që Shqipëria të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Unionin Evropian, kurse \"perspektivë evropaiane\" presin edhe disa shtete në pjesën lindore të kontinentit. 

Lajme

30/04/2014 18:27

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Füle ka deklaruar të mërkurën në Bruksel se pret mandat “shumë të suksesshëm” pesëvjeçar për komisionarin e ardhshëm, i cili do të jetë përgjegjës për pranimin e anëtarëve të rinj në BE.

Sipas tij, “perspektivë evropiane” presin edhe disa shtete në pjesën lindore  të Evropës, të cilat deri tash nuk kanë pasur mundësi të anëtarësimit.

Në shënim të 10 vjetorit të pranimit në BE të disa vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, në vitin 2004, Füle ka theksuar se beson që liderët e BE-së në qershor do ta miratojnë përparimin e Shqipërisë kah Bashkimi Evropian, përkatësisht fitimi i statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.