‘Fuerte’ Tevez

Në futbollin modern jemi mësuar të lexojmë për lojtarë që përfitojnë miliona, kanë vetura luksoze, jetë dhe famë të cilën shumëkush do ta dëshironte. Mirëpo, jo të gjithë prej tyre kanë parë vetëm ‘lule’ me sytë e tyre në fëmijëri. Carlos Tevez është një prej atyre që u desh të zgjidhte nëse dëshiron të luajë…

Sport

15/10/2013 12:30

Në futbollin modern jemi mësuar të lexojmë për lojtarë që përfitojnë miliona, kanë vetura luksoze, jetë dhe famë të cilën shumëkush do ta dëshironte.

Mirëpo, jo të gjithë prej tyre kanë parë vetëm ‘lule’ me sytë e tyre në fëmijëri. Carlos Tevez është një prej atyre që u desh të zgjidhte nëse dëshiron të luajë futboll ose t’i bashkohej shokëve për të vjedhur ose marrë me drogë.

Ata gabuan, ai jo. Tevez, sulmues i Juventusit, ka një tregim të veçantë për të kaluarën e tij. Ai krenohet për lagjen e tij Fuerte Apache edhe pse ajo njihet si vend i varfër dhe me shkallë të lartë të krimit.

Por, Tevez është një ‘reklamë’ e mirë për të. Gjatë një interviste për Mediaset, sulmuesi argjentinas ka treguar shumë gjëra interesante rreth të kaluarës së tij.

Kujtimi yt i parë i një topi, si ishte?

Topi im i parë më kujtohet se nuk e kishte shtresën e plotë, ishte vetëm ajo pjesa e brendshme. Luanim me të, nuk kishim opsion tjetër. U bënim bashkë me shokët dhe luanim futboll, kështu që gjërat e tjera si varfëria dhe vjedhjet mbeteshin larg nesh. Kur një fëmijë luan futboll ai kërkon të argëtohet dhe nuk mendon për gjërat tjera që e rrethojnë. Mendoj se Zoti më ka dhënë fat duke më ndihmuar të bëhem ky që jam sot.

Ti ia dole, por janë shumë të tjerë që nuk ia arritën? Dario Coronel, Cabanas..

Po, janë tregime të jetës, Cabanas ka qenë shoku im më i mirë në fëjimëri. Ne luanim futboll së bashku, ishim gjithmonë së bashku por kur ishim 13 ose 14 vjeç, ai mori një rrugë tjetër kurse unë vazhdova të luaj futboll. Ai ishte një prej futbollistëve më të mirë në lagjen time. Ai vendosi për vete, ishte fati që e shtyu të vidhte dhe të merrte drogë, kurse unë vazhdova me futboll sepse futbolli ishte ëndrra ime.

Çka do të bëje nëse nuk do të luaje futboll?

Nuk e di, sinqerisht nuk e di. Nuk i kam përfunduar studimet, isha i përqendruar krejtësisht në futboll. Kjo ishte ëndrra ime dhe e ndoqa atë.

Ju që keni dalë nga rruga, a keni diçka më shumë se të tjerët?

Mendoj se po, sepse kemi kaluar shumë gjëra të vështira gjatë jetës. Jam rritur në një lagje që më ka mësuar shumë gjëra rreth jetës. Tani, falë futbollit qëndroj shumë mirë financiarisht, dhe nuk mund të kërkoj diqka më tepër. Por, më mungon lagja ime dhe ndjenja e të qenit atje, sepse është e imja dhe jam rritur atje. Edhe sot jam njësoj siç kam qenë atëherë kur jetoja atje.

Për këtë arsye pas golave shpeshherë shpalos fanellën me mbishkrimin Fuerte Apache?

Po, jam arritur atje dhe nuk ishte vetëm vend i vuajtjeve sepse ndienim edhe gëzime. Nëse sot do të më ftonin për të luajtur një ndeshje në Fuerte Apache, do të shkoja më kënaqësinë më të madhe. Kam një menzë atje ku i ushqejnë fëmijët, ti shoh ata fëmijë, t’ua shikoj fytyrat dhe ti shoh të gëzuar dhe të buzëqeshur, kjo të bën të mendosh, është ndjenjë e mirë.