I ftohti ju ndihmon të bini në peshë

Të pasurit ftohtë ju ndihmon të humbisni peshë, ka zbuluar një studim i ri nga Universiteti i Gjenevës.

Lifestyle

15/12/2016 21:45

Aktiviteti fizik ose ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta krijojnë më shumë yndyra në ngjyrë kafe që djegin kaloritë në trup. Një studim i mëparshëm ka zbuluar se të ftohtit ka të njëjta efekte si aktiviteti fizik, pasi ofron mbrojtje kundër obezitetit dhe përmirëson shëndetin metabolik, shkruan gazeta Shendeti.

Ndërsa hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Gjenevës kanë zbuluar se si ekspozimi ndaj të ftohtit alternon përbërjen e bakterit në zorrë, që e bën trupit që të djegë shtresat e depozituara dhjamore, përmirëson metabolizmin e glukozës dhe ndihmon për t’u dobësuar.

Ky zbulim i ri mund të sigurojë trajtime të reja për njerëzit mbipeshë ose obezë.

Profesori Mirko Trajkovski, i cili e udhëhoqi këtë studim, duke folur për “Western Daily Press” tha: “Kemi të dhëna bindëse se mikrobet e mira që gjenden në zorrë luajnë një rol kyç në aftësinë e njeriut për t’u adaptuar me mjedisin, duke rregulluar drejtpërdrejt energjinë tonë trupore”./shendeti.com.al