Ftesë votueseve të reja

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), në kuadër të projektit “Gratë dhe zgjedhjet”, ka promovuar fushatën “Qika, votoni edhe ju”, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e votueseve të reja për rëndësinë e votimit.

Lifestyle

31/10/2013 19:00

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), në kuadër të projektit “Gratë dhe Zgjedhjet”, ka promovuar fushatën “Qika, votoni edhe ju”, e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit politik të vajzave për rëndësinë e votimit dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në votim.

Spoti i animuar, i cili u bën thirrje votueseve të reja të dalin në zgjedhje, do të transmetohet në të gjitha televizionet nacionale dhe në mediumet tjera vizuale gjatë javës së fundit të fushatës për zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit 2013.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).