FT: Kosova, fiksim i Vuçiqit

“Unë jam i fiksuar me Kosovën. Pa e zgjidhur këtë problem gjithçka që kemi arritur nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na mbysë”.

Lajme

15/05/2018 14:58

Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për ‘Financial Times’.

Gazeta shkruan se zyrtarë të BE-së janë duke pritur që në muajt e ardhshëm Vuçiq të paraqesë një propozim për zgjidhjen e problemit të Kosovës, në mënyrë që të fillojnë bisedimet me udhëheqësit e saj, përcjell lajmi.net.

Kjo gazetë thekson se shumica e serbëve e konsiderojnë Kosovën si ‘djep i krenarisë’, ndërsa 28 shtete anëtare të BE-së nuk mund ta imponojnë një zgjidhje të saj për shkak se Spanja dhe katër vende tjera refuzojnë t’ia njohin pavarësinë.

‘Financial Times’ kujton se ministrat serb ai i Jashtëm dhe i Mbrojtjes haptazi e mbështesin idenë e ndarjes, por kjo nuk do të realizohet marrë parasysh fuqitë perëndimore nga frika se kjo do të hapte ‘Kutinë e Pandorës’ për mosmarrëveshjet kufitare në rajon.

FT citon fjalët e Patriarkut Irinej i cili ka thënë se Serbia dëshiron të bashkohet me BE-në por jo me ‘koston e Kosovës’.

“Ne nuk do të heqim dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ne jemi evropianë, jemi për t’u bashkuar me BE-në por jo ta humbim Kosovën”, ka thënë Irinej.

Sipas FT, Vuçiq duhet ta zgjidh kontestin me Kosovën në mënyrë që të kualifikohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Lajmi.net/