FSK refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të Ruzhdi Shaqirit

Shoqatat e dala nga lufta kishin bërë kërkesë Forcave të Sigurisë së Kosovës të merrnin pjesë në varrimin e Ruzhdi Shqirit, i vrarë nga ish-deputeti Gani Geci. Mirëpo, FSK ka refuzuar pjesëmarrjen me arsyetimin se rregullativa ligjore nuk e lejon pjesëmarrjen e ushtarëve të saj në ceremoni të tilla.

Lajme

06/08/2014 17:13

Komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati, ka treguar për Express se Rregullorja e Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk e përcakton që pjesëtarët e saj të marrin pjesë në ceremoni të tilla.

“Shoqata ka kërkuar, mirëpo rregullorja nuk e precizon atë punë. Ne kemi vepruar në bazë të rregullores, e cila nuk e përcakton pjesëmarrjen në këso ceremonish”, ka shtuar ai.

Ruzhdi Shaqiri nga Baksi i Skenderajt, ish luftëtarë i UÇK-së, ka vdekur pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga ish-deputeti Gani Geci.

I ndjeri është varrosur të martën në varrezat e dëshmorëve të Skenderajt.

Sidoqoftë, në varrimin e Shaqiriti kanë marrë pjesë disa njerëz të uniformuar, por në rrobat e tyre s’ka pasur asnjë simbol të institucioneve si dhe nuk kanë bartur armë.