FSK përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA

Sot, në të gjitha kazermat e FSK-së, në orën 14:45 minuta, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të terrorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtize si dhe janë mbajtur një minutë heshtje.

Lajme

11/09/2015 17:08

Sipas një njoftimi për media, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’i nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001, ishte edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi dhe  zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli.

Më 11 shtator të vitit 2001, terroristët sulmuan Kullat binjake në New York të SHBA-ve, ku humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm./Gazeta Tribuna/