FSK-ja vazhdon realizimin e projekteve humanitare për komunitetet

Me kërkesën e komunitetit të fshatit Pasian dhe të udhëheqjes së KK Parteshit dhe pas vlerësimit  nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (DBCU) dhe me mbështetjen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar projekti humanitar në zgjerimin dhe trasimin e rrugës të fshatit Pasian, komuna e Parteshit, me gjatësi mbi 1 mijë metra dhe gjerësi 5 metra.

Lajme

18/07/2017 10:55

Ky projekt është realizuar nga Batalioni i xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionle të FSK-së, nga data 03-12.07.2017, në ndihmë komunitetit serb të këtij fshati, transmeton Klan Kosova.

Kjo rrugë do t’u mundësojë qarkullimin më të lirshëm të banorëve për nevojat e tyre, pasi komuna e Parteshit si komunë e re, nuk ka mjete për realizimin e shumë projekteve dhe është cilësuar e nevojshme që t`u dalë në ndihmë këtyre banorëve.