FSK-ja, ndan mirënjohje për KEK-un

Në shenjë falënderimi për përkrahjen e vazhdueshme që KEK-u i ofron FSK-së, kjo e fundit sot ka ndarë mirënjohje për Drejtorin Ekzekutivë të Divizionit të Qymyrit, Adil Januzi dhe për Departamentin e Rikultivimit.

Lajme

25/05/2017 11:14

Në emër të FSK-së mirënjohjet i ndau zv. Komandanti i BMO, Koloneli, Avdi Raci,

“KEK-u e ndihmon FSK-në, në vazhdimësi, edhe projektin për rregullimin e kazermës, “Adem Jashari” me ç ‘rast është bërë mbushja e një hapësire të madhe me dhe humusor, është përkrahur nga KEK-u” ka thënë Raci.

Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në.

Edhe menaxhmenti i KEK-ut, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me FSK-në, Adil Januzi, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Qymyrit, theksoi: “Korporata energjetike e Kosovës, për këtë aksion ka angazhuar një numër të madh të makinerisë së rënd “Damper – Bell” me të cilët janë ngarkuar dhe transportuar mbi 1000 m3 djerrinë”.

“KEK-u, ka qenë dhe do të jetë i gatshëm që  të përkrahë të gjitha projektet e FSK-së” ka thënë ndër të tjera Januzi.