FSK-ja ka një lutje për qytetarët e Ferizajt

Forca e Sigurisë e Kosovës aktualisht po bën pastrimin dhe çminimin e hapësirave përreth parkut ”Liria” në Ferizaj.

Lajme

16/04/2018 16:08

Ky çminim po bëhet për shkak të mjeteve të dyshimta e të paeksploduara deri më sot.

Në njoftimin e FSK-së, ku referim iu bëhet qytetarëve ferizajas thuhet që të kenë kujdes të shtuar gjatë ecjes afër zonës së parkut ”Liria”.

”Ju bëjmë me dije, se ju qytetarë të nderuar, duhet të ecni vetëm përgjatë shtigjeve për këmbësorë dhe assesi të kaloni nëpër zonat e shënjuara si zona të rrezikshme. Në të njëjtën kohë mos shqetësoheni nga ndonjë krisme apo eksplodim, sepse gjithçka është nën kontrolle të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, theksohet më tej në kumtesë.