Fshiu të gjitha postimet në Instagram! Noizy paralajmëron gjëra të mëdha për fansat

Noizy është njëri ndër reperët më aktiv të skenës muzikore.

ShowBiz

19/09/2018 20:36

Ai edhe këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje dhe projekte të ndryshme muzikore, shkruan lajmi net.

Tash e një kohë reperi ka paralajmëruar këngën e re me artistin italian, Ghali që mban titullin “Parku i Lojërave”.

Noizy ka fshirë të gjitha postimet në Instagram e me foton e fundit tregon se është Noizy i vërtetë pavarësisht atyre që e ndjekin.

“Nëse unë e mbyll instagramin, jam ende Noizy me real Followers. Nëse ti e mbyll instagramin? Je askush ?… kam disa projekte qe do dalin tani, keto kohe, besoj para vitit ri. Dhe me pas do ju suprizoj me dicka qe me ka ngel peng ne zemer. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn6oyswlLki/?hl=en?&taken-by=noizy