FSHF dënon veprimin e ulët të ‘Illyrian Elite’

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar aktet e shëmtuara dhe aspak sportive të tifozëve shqiptarë të ‘Illyrian Elite’.

Sport

25/03/2017 17:39

Ky grup i tifozëve ka hedhur mjete piroteknike në fushë gjatë ndeshjes Itali – Shqipëri, gjë që bënë që ndeshja të ndërkrehet për disa minuta.

Reagimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit denon me force aktet e shemtuara dhe aspak sportive te ndodhura te premten ne mbremje ne stadiumin “Renzo Barbera” akte te cilat sollen nderprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshem pezullimin e saj. Keto veprime teresisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kane aspak lidhje me tifozet e shkelqyer shqiptare. Ajo ngjarje ne sektorin e tifozeve te grupimit ILLYRIAN cenoi rende imazhin fantastik te tifozeve tane te cilet gjithmone kane qene ne mbeshtetje te skuadres duke ndjenjur afer saj me korrektesi dhe si nje lojtar i 12-te per kete ekip. FSHF nuk pajtohet kategorikisht me nje anti-sportivitet te tille ne stadiumin e Palermos dhe njeheresh i transmeton skuadres, kolegeve, tifozeve dhe mbare qytetareve italiane ndjesen e saj te sinqerte per incidentin e shemtuar duke cenuar standartet, duke garantuar qe episode te tilla te izoluara nuk mundet kurrsesi te lekundin raportet e miqesive tona te perbashketa mes dy popujve.

NE, TIFOZET SHQIPTARE ishim tifozeria me e paqte e Evropianit dhe kudo qe kishte shqiptare kishte feste.

Federata Shqiptare e Futbollit duke u distancuar teresisht nga veprime te tilla krejtesisht te papranueshme ka vendosur te mos jape dhe te mos shperndaje me asnje bilete per ne stadium, anetareve te grupimit ILLYRIAN ELITE te cilet goditen imazhin e mrekullueshem qe prodhoi ne Europian tifozeria dhe qytetaria shqiptare. Gjithashtu, te gjithe ata tifoze qe jane rregjistruar ne emer te ketij grupimi ne FAN CLUB-in Tifozet Kuqezi te FSHF nuk do te jene me pjese e ketij Fan Club-i.

Askush nuk mund ta njollose kete imazh as tani dhe ne asnje moment. Nderi dhe emri i mire i Shqiperise dhe shqiptareve vlejne me shume se cdo gje tjeter.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6