Fshesa e Moyesit

Tre prej katër futbollistëve kryesorë të Manchester Unitedit nga reparti defanziv që ia sollën ekipit titullin e kampionit në Premierligë, edicionin e ardhshëm, rrezikojnë të largohen nga klubi derisa menaxheri David Moyes mendon ta përdor ‘fshesën’. Gjiganti nga Old Trafford është në krizë pasi humbi ndeshjen e tretë brenda një jave në udhëtim te Sunderland…

Sport

09/01/2014 09:41

Tre prej katër futbollistëve kryesorë të Manchester Unitedit nga reparti defanziv që ia sollën ekipit titullin e kampionit në Premierligë, edicionin e ardhshëm, rrezikojnë të largohen nga klubi derisa menaxheri David Moyes mendon ta përdor ‘fshesën’.

Gjiganti nga Old Trafford është në krizë pasi humbi ndeshjen e tretë brenda një jave në udhëtim te Sunderland të martën mbrëma, dhe Moyes dëshiron t’i largojë disa prej futbollistëve të panevojshëm dhe të pakënaqur në mënyrë që të rinisë një shpresë të re për ditë më të mira.

Rio Ferdinand, Nemanja Vidic dhe Patrice Evra mund të largohen së bashku me të tjerët si Javier Hernandez, Nani, Anderson, Alex Buttner dhe Anders Lindegaard.

Treshja, Ferdinand, Vidic dhe Evra kanë fituar bashkërisht 30 tituj me Unitedin dhe kanë zhvilluar më tepër se 1000 ndeshje. Mirëpo, duket se koha u ka skaduar.