Fshesa e Liverpoolit

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers do të bëjë ndryshime të mëdha në ekip duke larguar 12 futbollistë, gjatë afatit kalimtar të verës. Kush janë ata?

Sport

15/05/2014 15:35

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka përgatitur një listë me emrat e 12 futbollistëve të ekipit të parë që dëshiron t’i largojë gjatë afatit kalimtar të verës.

Strategu i Reds planifikon ndryshime në ekip, dhe angazhimin e përforcimeve për sezonin e ri, pas rikthimit në Ligën e Kampionëve.

Dhe, sipas të përditshmes britanike Daily Telegraph, ai dëshiron të grumbullojë 30 milionë funte në fonde dhe paga, nga shitja e një numri të konsiderueshëm të futbollistëve që kanë dështuar të lejnë gjurmë në skuadër.

Kush janë ata? Victor Moses, Aly Cissokho, Daniel Agger, Lucas, Pepe Reina, Iago Aspas, Luis Alberto, Fabio Borini, Oussama Assaidi, Jack Robinson, Martin Kelly, Conor Coady