Fshehu revolen në vaginën e saj

Një vajzë e re e \'kishte fshehur\' armën e vjedhur në vaginën e saj pasi u ndal nga policët.

Fun

26/04/2014 20:05

Një adoleshenteje iu është gjetur një armë e fshehur në organin e saj gjenital, teksa po dërgohej në burg gjatë kontrollit nga policia.

Dallas Archer, 19 vjeçare, është arrestuar nën dyshimin se po voziste me patentë të pezulluar, pasi policia u lajmërua për një sulm të supozuar nga nëna e saj.

Archerit nga Kingsport afër Knoxville të Tennnessee, i është gjetur një objekt i paidentifikuar nga një oficere femere, teksa po e kontrollonte mes këmbëve.

Ajo është shoqëruar në tualet nga guardiani dhe oficerja femer ku ata i gjetën asaj një armë të mbushur brenda vaginës së saj.

Revolveri i gjetur rezultoi të ishte i vjedhur nga makina e një të moshuari në vitin 2003.

Pronari i ligjshëm, John Souther, 70 vjeçar, tha se ai do dëshironte që ta kthente prap \’mikun e tij të vogël\’, por, kur morri vesh se ku kishte qenë i fshehur, ai mbeti i habitur dhe tha se do t\’i duhej bënte një \’dush të mirë\’ atij.