Fshehtësitë e një marrëveshje Maqedoni-Bullgari, a duhet të ketë vend për dilema? (Video)

Vazhdon të përflitet shumë për marrëveshjen e paralajmëruar dhe të shumëpritur të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë

Lajme

21/07/2017 22:01

Në njërën anë, qeveria Zaev është në mbrojtje të saj dhe thotë se kjo ujdi do të sjell të mira për vendin dhe përparim drejt anëtarësimit në BE; në anën tjetër, OBRM-PDUKM-ja thotë se marrëveshja ka pesë pika të dobëta ku Maqedonia del humbëse, prandaj edhe kërkojnë debat publik për të.

Kurse faktori politik shqiptar deri tani nuk ka folur asgjë, as edhe një ”a” të vetme.

Sipas Nova TV, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se përmbajtja e marrëveshjes nuk do të jetë befasuese, as për opinionin e as për politikanët. Ekaterina Zakharieva, ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë thotë se historia është pjesë e marrëveshjes dhe do të jetë në bazë të të dhënave autentike.

Se çfarë përmba kjo marrëveshje, këto ditë kanë folur vetë Dimitrov dhe Zakharieva./Telegrafi Maqedoni

YouTube player