Fshehtësitë e dredhëzës

Të pakët janë njerëzit që nuk e pëlqejnë dredhëzën. Por, a jeni të sigurt se i dini të gjitha anët pozitive të saj?

Lifestyle

16/03/2015 16:37

Këto do të jenë ndoshta disa prej arsyeve pse do të “dashuroheni” në dredhëzën.

Dredhëza është e shëndetshme për sëmundjet e zemrës, ajo ndihmon edhe për baraspeshimin e kolesterolit.

Përveç kësaj, dredhëza luan rol të rëndësishëm në forcimin e memories, dhe po ashtu forcon imunitetin. Krijon imunitet ndaj sëmundjeve të sheqerit dhe kapsllëkut, C vitaminat e shumta ndihmojnë në zbutjen e lëkurës suaj, është një pemë e rëndësishme në luftën kundër kancerit.

Sasia e madhe e kaliumit dhe magnezit ndikon në forcimin e eshtrave. Po ashtu dredhëza ndihmon në humbjen e peshës. Pengon rënien e flokëve për arsye se ka sasi të madhe të acidit folik vitaminës B5 dhe B6.

Gjatë shtatzënisë ndihmon në formimin e palcës kurrizore dhe kafkës së bebes e po ashtu në zhvillimin e trurit të saj. Ju ka mbetur ndonjë arsye për të mos ngrënë dredhëza?