Fshatrat më të bukur të Evropës

Fshatrat e kanë bukurinë e tyre, edhe pse nuk janë dinamikë ndoshta sikur qytetet. Për të pushuar mirë dhe për t’u larguar nga stresi dhe puna e lodhshme, pushimi në një fshat do të ishte puna më e mirë që mund ta bëni. Nëse keni ende dilema se ku të shkoni, në ua prezantojmë 10…

Lifestyle

17/11/2013 13:00

Fshatrat e kanë bukurinë e tyre, edhe pse nuk janë dinamikë ndoshta sikur qytetet. Për të pushuar mirë dhe për t’u larguar nga stresi dhe puna e lodhshme, pushimi në një fshat do të ishte puna më e mirë që mund ta bëni. Nëse keni ende dilema se ku të shkoni, në ua prezantojmë 10 fshatrat më të bukur në Evropë, të cilët ia vlen t’i vizitoni.

Tellaro, Itali

Një rrugë e ngushtë përpjetë, e ka mbajtur vendin larg turmave të fshatrave tjera si Vernazza apo Portofino. Një fshat i vogël i rrethuar me shtëpi me ngjyra në një shkëmb me pamje nga deti, e cila e ka pikën ekstreme në ‘Golfo dei Poeti’. E dashur edhe nga Lord Byron e D. H. Lawrence, që aty e kishin gjetur inspirimin.

Hallstatt, Austri

Duket një fshat ëndrrash. Gjendet në Lago Hallstatter, e rrethuar nga malet dhe shtypit janë bërë prej druri dhe janë ‘veshur’ me lule të shkëlqyeshme dhe të ngjyrosura. Është në listën e vendeve të mbrojtura nga Unesco.

Bibury, Britani e Madhe

Një prej fshatrave më të bukur të rajonit të Cotswold, e famshme për bukurinë e natyrës së saj, në jug-perëndim të Anglisë. Shtëpitë, të veshura me lule të gjelbra dhe përmes tij kalon lumi Coln, një kartolinë e vërtetë. Rruga më e famshme, e fotografuar nga Arlington Row, tregon për veçantinë e këtij fshati.

Albarracín, Spanjë

Një qoshe e Spanjës ruhet nga muret mesjetare, të fortifikuara, që e rrethojnë fshatin e Atagonas, i mbrojtur nga malet. Fshati përshkohet nga rrugët e shumta të ngushta, përmes të cilave mund të ngjitesh tek shtëpitë prej guri, kullat e lashta, faltoret dhe kalaja. Në krye gjendet një katedrale e dekoruar, e stilit tipik të ‘Mudejar’, e frymëzuar nga Islami.

Bled, Slloveni

Një fshat i vogël alpin në veri-perëndim të Sllovenisë, me pamje nga liqeni Bled, ku uji i kaltër e përshkon një ishull të vogël, Ishulli i Bledit, me kishën që gjendet aty pranë, mjaft e dashur nga çiftet që e kërkojnë një vend romantik se ku të martohen. Qyteti dominohet nga një kështjellë mesjetare, ku ju mund ta gëzoni një pamje që të lë pa frymë.

Colmar, Francë

Në këtë fshat të Alsazias ndihet influenca e Francës, por edhe ajo e Gjermanisë. Stili arkitektonik tashmë është i kombinuar në mes të gjermanishtes dhe frëngjishtes, posaçërisht në qendrën historike, e cila ishte ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bukuria e saj të mahnit, pasi është e ndërtuar me shtëpi prej druri, rrugë me kalldrëm dhe kanale të qeta.

Folegandros, Greqi

Nëse shumë fshatra të ishujve Cicladi janë të bukur, ky është edhe më i bukur. Folegandros është një fshat mjaft piktoresk me shtëpi ta bardha, persiane, që e marrin ngjyrën e qiellit dhe të lumit dhe dritaret e stolisura me lule. Gjithashtu, aty vërehen edhe kisha të vogla ortodokse.

Gruyères, Zvicër

Gruviera nuk është vetëm një djathë, por edhe emri i një fshati zviceran në kantonin Freiburg. Vendbanimi i vogël, i mbrojtur nga bastionet, është i vendosur në një lartësi prej 800 metrash, në një dalje shkëmbore, me pamje nga lugina e lumit Sarine. Rreth saj gjendet sheshi kryesor dhe është ekspozuar trashëgimia e tij e pasur me ndërtesa mesjetare dhe rilindjes, që rezultojnë me kështjellën e shekullit XIII.

Reine, Norvegji

Gjendet në arkipelagun e ishujve Lofoten, në veri të arktikut. Është një fshat i vogël i peshkimit, në mes maleve dhe fushave. Shumë nga kasollet janë me ngjyrë të kuqe, ndërsa janë konvertuar në vila të rehatshme që i presin turistët, të cilët kanë akses direkt në detin e Norvegjisë, ku mund ta shijojnë diellin e mesnatës në verë dhe në dimër yjet e shndritshëm.

Telc, Republika Çeke

Një qytet i vogël në jug të Moravias së famshme për shtëpitë e saj të bukur. Qendra e këtij qyteti ka ndërtesa njëra më e bukur se tjetra, me fasada të rilindjes. Ka shtëpi dhe kafene të vogla për t’u takuar dhe për të pirë kafe. Pejsazhi bëhet edhe më piktoresk nga një kështjellë dhe nga një pellg.