Fshati që ka edhe s’ka ‘internet’ (Foto)

Civitacampomarano është një fshat shumë i vogël në provincën e Campobasso në Itali, me vetëm 400 njerëz dhe kryesisht të moshuar.

Fun

02/05/2016 12:18

Në këtë fshat, që është i pasur me traditat folklorike, interneti është një botë e panjohur, transmeton lajmi.net.

Telefonat celularë kanë vështirësi pune në këtë fshat dhe lidhja me internet nuk ekziston fare.

Ideja e vendasve, për t’i shfaqur këto objekte nëpër fshat është se shumë njerëz nëpër botë i konsiderojnë ato si të nevojshme për jetën e përditshme, madje janë bërë rutinë, dhe gjëra që nuk ndahen dot prej tyre.

Prandaj edhe banorët e këtij fshati kanë dashur të bëjnë diçka në lidhje me këtë. Por meqenëse ata nuk duan të shkatërrojnë këtë fshat të vogël nga interneti, ku pothuajse të gjithë banorët njihen mes veti, ata kanë futur botën e internetit në jetën reale. /lajmi.net

Twitter