Fshati pa rrugë

Për dikë që ëndërron jetë të thjeshtë, ndoshta duhet ta konsiderojë mundësinë e lëvizjes drejt Giethorn, në Holandë. Një fshat i vjetër pa rrugë, dhe e vetmja lidhje në të është përmes ujit, përmes disa kanaleve të bukura apo në këmbë përmes urave të saj të drurit. Vendësit përdorin varka për t’u sill rreth e…

Lifestyle

26/11/2013 06:00

Për dikë që ëndërron jetë të thjeshtë, ndoshta duhet ta konsiderojë mundësinë e lëvizjes drejt Giethorn, në Holandë. Një fshat i vjetër pa rrugë, dhe e vetmja lidhje në të është përmes ujit, përmes disa kanaleve të bukura apo në këmbë përmes urave të saj të drurit.

Vendësit përdorin varka për t’u sill rreth e përqark, ndërsa veturat duhet të mbesin jashtë fshatit. I vendosur në provincën e Overijssel, janë 4 milje të kanaleve dhe shtëpi të fermerëve, që të kthejnë në Shekullin XVIII.

Për këtë, nuk është e befasishme që Giethoorn është një atraksion për turistë dhe e ka marrë emrin si ‘Venediku i Holandës’. Udhëtimi me vela dhe turi me guidë i këtij kanali, janë disa nga mënyrat se si t’i zbuloni bukuritë e këtij vendi.

Fshati ishte formuar nga një grup i të arratisurve nga rajoni i Mesdheut, rreth vitit 1230 para Krishtit. Ai u bë i njohur në vitin 1958, kur u shfaq në filmin ‘Fanfare’, të cilin e kishte bërë regjisori holandez Bert Haanstra.