Fshati kinez që mban çelësin e jetëgjatësisë (Video)

Në fshatin Bama, provincë e Guangxi, Kinë, të gjithë banorët jetojnë deri në moshën 100 vjeç.

Fun

23/08/2016 21:29

Ky fenomen së fundmi është kthyer edhe në atraksion turistik.

Njerëzit nga vende të ndryshme të Kinës mblidhen në këtë fshat për të mësuar sekretin e jetëgjatësisë.

Një banor i fshatit 118-vjeçar ka miratuar dietën vegjetariane. Djali i tij 87-vjeçar tregon se babai i tij nuk ka ngrënë mish asnjëherë.

Banorët e fshatit e shpjegojnë shumë thjeshtë fenomenin e jetëgjatësisë. Sipas tyre, rol të rëndësishëm luan ajri i pastër dhe ushqimi.

Njëri nga banorët e fshatit tregon se ata ushqehen me gjërat që mbjellin vetë, ndërsa mishin e marrin nga bagëtitë që i rrisin vetë.

Gjithashtu, shumica e banorëve merren me peshkim, transmeton koalb.com.

Një studiues kinez sugjeron se janë disa faktorë gjeologjikë që kontribuojnë në jetëgjatësi, duke përfshirë një konture të tokës karstike, më e lartë se normalja e fushës magnetike.

YouTube player