Fshati “fantazmë” në Greqi, që ka humbur “ekuilibrin” (Foto/Video)

Një fshat në Greqi është kthyer në “fantazmë” që prej vitit 2012, kur kanë nisur rrëshqitjet e dheut.

Lajme

20/02/2016 00:45

Katastrofa natyrore dhe mungesa e një përgjigjeje nga autoritetet vendase e ka detyruar komunitetin e Ropotos, në Greqinë Qendrore, të largohet përfundimisht, duke lënë pas shtëpitë dhe tokat.

Shumë prej banesave janë shembur plotësisht, ndërsa ato që janë në gjendje të mirë mbeten të rrezikuara.

Terreni vijon të jetë i paqëndrueshëm. Por pavarësisht se 300 familjet që jetonin aty janë larguar për të mos rrezikuar jetën, ata nuk janë kompensuar asnjëherë nga autoritetet, madje vijojnë të paguajnë taksën banesës, thuhet në dokumentarin që “Greek Reporter.com” ka realizuar në këtë fshat./lajmi.net

161-620x620 335-620x620 249-620x620